Ndërlidhjet

ANEB takohet në Vjenë - në fokus Irani


Ilustrim
Ilustrim
Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) do t’i kërkojë Iranit të lejojë qasjen e saj në njërin nga lokacionet ushtarake të tij.

Programi bërthamor i Teheranit do të jetë fokusi i bisedimeve dyditore në Vjenë të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara.

Kjo e fundit dyshon se në kompleksin ushtarak të Parçinit, Republika Islamike zhvillon armë bërthamore.

Irani i ka hedhur poshtë akuzat, duke i quajtur “të fabrikuara”, por deri më tani nuk ka lejuar vëzhguesit e OKB-së të vizitojnë lokacionin.

Perëndimi ka miratuar një varg sanksionesh kundër Teheranit zyrtar nga frika se synon krijimin e armëve atomike.
XS
SM
MD
LG