Ndërlidhjet

Stefanoviq akuzon Prishtinën për moszbatim marrëveshjesh


Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Prishtinën, Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Prishtinën, Borko Stefanoviq
Shefi i ekipit negociator serb në dialogun me Prishtinën, Borko Stefanoviq tha se zbatimi i marrëvëshjeve të arritura në Bruksel po vështirësohet për shkak të siç ka thënë “problemeve të krijuara nga Prishtina në terren”.

"Por, për gjithçka që është rënë dakord, do ketë zbatim dhe për këtë nuk ka asnjë dyshim", ka thënë Stefanoviq për agjencitë serbe të lajmeve, duke theksuar se në procesin e zbatimit të marrëveshjeve ka probleme.

Ai ka përmendur si problem edhe çështjen e fushatës parazgjedhore në Serbi.

Megjithatë, Stefanoviq ka theksuar se pwr dialogun nuk mund të ketë dyshime.

"Është e rëndësishme që të formohet Qeveria dhe të vazhdojë puna”, ka thënë ai.

Bisedimet mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimin e Brukselit kanë nisur në mars të 2011.

Nga nëntë raunde bisedimesh, janë prodhuar shtatë marrëveshje.

Por, jo të gjitha ato zbatohen dhe Prishtina akuzon Beogradin për neglizhencë.

Për këtë arsye, në disa raunde, në vend se të diskutohen temat e reja, është folur për zbatimin e marrëveshjeve të arritura më parë.
XS
SM
MD
LG