Ndërlidhjet

logo-print

Eurogroup e do Greqinë brenda eurozonës


Fotografi ilustruese

Fotografi ilustruese

Zyrtarët e lartë të financave të Bashkimit Evropian, i kërkuan Greqisë që ta ruajë kursin e saj të reformave shtrënguese, të cilat synojnë nxjerrjen e vendit nga kriza ekonomike.

Kryetari i panelit Eurogroup, që përbëhet nga ministrat e Financave, Zhan Klod Xhanker, tha se ai kundërshton “fuqishëm” largimin e Greqisë nga eurozona.

Duke folur pas një takimi pesë orësh të Eurogrupit, Xhanker tha se “dëshira jonë e palëkundur është që ta mbajmë Greqinë brenda eurozonës, ne do të bëjmë gjithçka të mundshme për këtë qëllim."

Por, Xhanker tha se Greqia ka nevojë për një "qeveri plotësisht funksionale".

Në Athinë, përpjekjet për formimin e një qeverie dështuan edhe të hënën, derisa udhëheqësit e partive politike premtuan vazhdimin e negociatave për sot.

Udhëheqësi socialist Evangelos Venizelos tha se nuk është optimist për krijimin e qeverisë së koalicionit.

Nëse bisedimet dështojnë, Greqia do të përballet me zgjedhje të reja në mes të spekulimeve në rritje se vendi mund të largohet nga eurozona.
XS
SM
MD
LG