Ndërlidhjet

Shtyhet apeli në rastin Timoshenko


Ilustrim
Ilustrim
Gjykata më e lartë e Ukrainës ka shtyrë deri më 26 qershor seancën dëgjimore të apelit të ish kryeministres Julia Timoshenko në lidhje me dënimin e saj shtatë vjeçar për shpërdorim të detyrës.

Gjykata e Lartë e Specializuar për Rastet Civile dhe Kriminale bëri të ditur vendimin, pasi që prokurorët kërkuan që Timoshenko të jetë e pranishme në seancë.

Ajo aktualisht po trajtohet në një spital në Karkiv, pas grevës së fundit të urisë, si dhe për shkak të dhimbjeve në shpinë.

Timoshenko dhe mbështetësit e saj në BE dhe në SHBA kanë thënë se dënimi i saj është i motivuar politkisht.

Avokatët e lideres opozitare planifikojnë që ta apelojnë rastin edhe në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, para seancës së qershorit.
XS
SM
MD
LG