Dy institucionet më të rëndësishme, për mbledhjen e të hyrave buxhetore, Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës, deri në fund të vitit, sipas parashikimeve të qeverise, duhet të grumbullojnë mbi 1 miliard e 100 milionë euro.
Përfaqësues të këtyre dy institucioneve shpresojnë se kjo vlerë do të realizohet, përderisa ekspertë për çështje ekonomike shprehen skeptikë sa i përket realizmit të të hyrave të planifikuara.
Sipas parashikimeve të ekzekutivit, Dogana e Kosovës, duhet të grumbullojë 860 milionë euro.
Adriatik Stavileci, zëdhënës në këtë institucion, thotë për Radion Evropa e Lirë, se që nga fillimi i këtij viti, e deri më tani, kanë grumbulluar mbi 25 për qind të vlerës totale.
“Duhet të ju them se java e raportuar për këtë moment është java e 18. Gjatë kësaj jave, kemi arritur të mbledhim sa afër 16 milionë euro. Ndërsa, duke i përfshirë edhe javë e kaluara, mbërrijmë në totalin 220 milionë euro, të mbledhura vetëm gjatë kësaj periudhe, prej fillimit të vitit e deri në këtë moment”.
“Kjo paraqet 25 për qind të të gjitha të hyrave, kështu që kanë mbetur edhe 75 për qind të hyrave të tjera të grumbullohen deri në fund të vitit”, shprehet Stavileci.
Ai shpreson se deri në fund të vitit 2012, do të arrijnë parashikimet e Qeverisë se Kosovës.
“Duke u nisur nga fakti se në fillim të vitit kushtet atmosferike kanë qenë shumë të vështira, është zvogëluar importi. Tashmë presim që importi të stabilizohet dhe javët e fundit, duke filluar nga java e tetë, kemi një stabilizim të të hyrave, apo një trend në rritje, ku secila javë nuk ka qenë nën 13 milionë euro”.
“Nëse vazhdojmë me këtë ritëm, deri në fund të vitit, besojmë se do të arrijmë, nëse jo qind për qind, 1 apo 2 për qind më shumë ose më pak. Aty diku do të jemi”, thekson Stavileci.
Institucioni tjetër i rëndësishëm për mbledhjen e të hyrave është Administrata Tatimore, që deri në fund të vitit do të grumbullojë mbi 285 milionë euro.
Valentina Bytyqi, zëdhënëse në këtë institucion, tregon se për katër muajt e parë të këtij viti, janë mbledhur mbi 35 për qind e të hyrave të planifikuara.
Ajo, ndërkaq, shpreson se deri në fund të vitit, ATK-ja do të tejkalojë parashikimet e qeverisë.
“Përgjatë kësaj periudhe, ATK ka inkasuar të hyra në vlerë prej 100.1 milionë euro, që është me e madhe se plani për 2012. Nëse e krahasojmë periudhën janar - prill 2012, me të njëjtën periudhe të vitit të kaluar, të hyrat në këtë periudhë janë më të mëdha për 9.1 milionë euro, ose shprehur në përqindje 10% më të mëdha”.
“Pra, janë realizuar 35 për qind e të hyrave të planifikuara për vitin 2012. Ndërsa, Kontributet Pensionale janë në vlerë prej 23.9 milionë euro”, thekson Bytyqi.
Ndërsa, ekspertë për çështje ekonomike, shprehen skeptikë në realizmin e të hyrave nga këto institucione.
Bedri Selmani, megjithatë, thekson se nuk është e rëndësishme vetëm të arrihet vlera e planifikuar. E rëndësishme, sipas tij, është të rritet shuma, sepse me një menaxhim më të mirë, mundësitë ekzistojnë.
“Aksioni për vënien e kacave tatimore nuk është kryer. Dhe kjo është stërzgjatur. Në vendin tonë ende kemi 50 për qind evazion fiskal, vetëm për shkak të mos mundësisë së kontrollit”.
“Kryesisht, në dogana, bëhet problemi kryesor i ikjes së tatimit, doganës, dhe këtu shkaktohet problemi kryesor”, thotë Selmani.
Ndryshe, buxheti për vitin 2012, është paraparë të jetë 1 miliard e 520 milionë euro, nga to mbi 1 miliard e 100 milionë euro do të grumbullohen nga Dogana dhe Administrata Tatimore e Kosovës.