Ndërlidhjet

Pakistan: Pritet rihapja e rrugëve për NATO-n


Kamionët - cisterna me naftë për NATO-n në qytetin pakistanez Karaçi
Kamionët - cisterna me naftë për NATO-n në qytetin pakistanez Karaçi
Kabineti i Pakistanit pritet ta miratoj rihapjen e kufirit të këtij vendi për konvojet me furnizimet për trupat e NATO-s në Afganistanin fqinjë.

Takimi i sotëm i qeverisë poashtu pritet ta miratoj pjesëmarrjen e presidentit Asif Ali Zardari në samitin e NATO-s në Çikago të Shteteve të Bashkuara, për bisedimet për të ardhmen e Afganistanit.

NATO-ja e ka ftuar Zardarin në samit derisa kishte shenja se qeveria e Pakistanit ishte e gatshme t’i rihapë rrugët e funrizimit.

Pakistani i ka mbyllur kufijtë e tij për NATO-n para gjashtë muajsh në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e 24 ushtarëve pakistanezë nga një sulm ajror i aleancës.

Shtetet e Bashkuara patën shprehur keqardhje për vrasjet, por patën refuzuar të kërkojnë falje.

Ky incident i kishte përkeqësuar edhe më tepër raportet ndërmjet Uashingtonit dhe Islamabadit.
XS
SM
MD
LG