Ndërlidhjet

logo-print

Policia gjermane - aksion kundër protestuesve


Frankfurt, 16 maj 2012.

Frankfurt, 16 maj 2012.

Policia gjermane ka ndërmarrë aksion për largimin e protestuesve anti-kapitalistë nga kampi jashtë selisë së Bankës Qendrore Evropiane në Frankfurt.

Zëdhënësi i policisë, Manfred Fonhauzen, tha se protestuesve u është bërë e qartë se duhet të largohen nga zona, pas vendimit të gjykatës se kampi paraqet kërcënim për sigurinë publike.

Raportet thonë se policia ka ndërhyrë pasi rreth 200 protestues nuk kanë pranuar të largohen.

Aksioni i sotëm është ndërmarrë pasi protestuesit planifikonin katër ditë protesta, të ashtuquajtura “Blockupy”, kundër shkaqeve të krizës financiare dhe ndikimit të saj në jetën e njerëzve të zakonshëm.
XS
SM
MD
LG