Ndërlidhjet

Pakistani pajtohet të rihapë rrugët për NATO-n


Pakistan - Cisternat e NATO-s.
Pakistan - Cisternat e NATO-s.
Kabineti i Pakistanit ka urdhëruar zyrtarët që të finalizojnë marrëveshjen për rihapjen e rrugëve të furnizimit për trupat e NATO-s në Afganistanin fqinj.

Gjatë takimit të mërkurën, kabineti ka njoftuar se rrugët tokësore do të hapen, por nuk ka vendosur asnjë afat kohor për përfundimin e negociatave.

Kabineti po ashtu ka mirëpritur lajmin që presidenti Asif Ali Zardari do të ndjekë bisedimet për të ardhmen e Afganistanit në Samitin e NATO-s në Çikago.

NATO ka ftuar Zardarin në takimin e 20 dhe 21 majit, pas sinjaleve se Pakistani është i gatshëm të rihapë rrugët e furnizimit.

Pakistani ka ndaluar kalimin e furnizimeve të NATO-s për trupat në Afganistan 6 muaj më parë, në shenjë hakmarrjeje ndaj sulmit ajror të Aleancës, i cili ka vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Shtetet e Bashkuara kanë shprehur keqardhje për vdekjet, por kanë refuzuar të kërkojnë falje.

Incidenti kishte përkeqësuar edhe më tej marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Islamabadit.
XS
SM
MD
LG