Ndërlidhjet

Turqi-BE: Nismë për rikthimin e bisedimeve


Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle - foto arkivi
Komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle - foto arkivi
Komisioni Evropian dhe Turqia kanë nisur atë që kanë përshkruar si “agjendë pozitive” për t’iu dhënë hov përpjekjeve të Ankarasë për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Nisma do të krijojë grupe punuese, me qëllim përshpejtimin e reformave të nevojshme në shtetin turk.

Gjatë konferencës për media në Ankara, komisionari për zgjerim i BE-së, Shtefan Fyle, ka deklaruar:

“Qëllimi ynë është të mbajmë procesin e anëtarësimit gjallë dhe ta vendosim atë në rrugën e duhur, pas një periudhe të bllokimit, që ka qenë burim i zemërimit të të dyja palëve”.

Turqia ka nisur bisedimet për anëtarësim shtatë vjet më parë, por procesi ka hasur në vështirësi për shkak të kontestit të saj me Qipron dhe kundërshtimeve të Francës dhe Gjermanisë.
XS
SM
MD
LG