Ndërlidhjet

Bie euro dhe çmimet e aksioneve


Ilustrim
Ilustrim
Vlera e euros dhe çmimet e aksioneve në botë kanë rënë pas frikës së krizës globale ekonomike, që lidhet me krizën greke të borxhit dhe problemet në bankat spanjolle.

Aksionet në tregjet aziatike dhe evropiane, të premten dukej se do të shkonin drejt rënies më të madhe javore që nga nëntori i vitit të kaluar.

Rënia erdhi pas 16 banka spanjolle u degraduan nga agjencia e vlerësimit Moody, si dhe në lidhje me shqetësimet, se Greqia do të mund ta braktisë eurozonën.

Dollari amerikan ndërkohë ka shënuar rritje në raport me euron, derisa çmimi i arit dhe naftës të premten shkoi kah rënia.
XS
SM
MD
LG