Ndërlidhjet

Gazetari suedez dënohet pasi bleu armë për një shkrim


Ilustrim
Ilustrim
Një gazetar i një tabloidi suedez është dënuar të premten për posedim të paligjshëm të armatimit, pasi ka blerë një armë në kuadër të një raporti hulumtues, me të cilin ka mëtuar të dëshmojë se sa e lehtë është të blihet një armë në nëntokën e Suedisë.

Gjykata në Malmo ka dënuar edhe kryeredaktorin e gazetës Expressen dhe redaktorin e lajmeve, se kanë nxitur shkeljen e ligjit dhe kryerjen e veprës penale. Që të tre janë dënuar me burgim të pezulluar dhe gjobitje.

Artikulli është botuar në vitin 2010 pas vrasjes së tre njerëzve në një sulm në Malmo, me ç’rast sulmuesi kishte shtënë në të hapur kundër bizneseve, shtëpive dhe makinave.

Gazetari Diamant Salihu nuk kishte hasur në shumë vështirësi për të blejë një pushkë gjysëm-automatike dhe municion të plotë, pas vendosjes së kontakteve me strukturat kriminale.

Pas blerjes, ai e ka dorëzuar armën menjëherë tek autoritetet.

Në një deklaratë thënë agjencisë suedeze të lajmeve TT, kryeredaktori Tomas Matson, ka thënë se Expressen do të ankohet për vendimet e shpallura.

“Është e rëndësishme të qartësohet mënyra se si mund të bëhet gazetaria hulumtuese”, ka thënë ai.
XS
SM
MD
LG