Ndërlidhjet

Poloni - Kreu i fundit komunist në prag të vdekjes


Udhëheqësi i fundit komunist i Polonisë, Vojçieh Jaruzellski. Shtator, 2009.
Udhëheqësi i fundit komunist i Polonisë, Vojçieh Jaruzellski. Shtator, 2009.
Udhëheqësi i fundit komunist i Polonisë, Vojçieh Jaruzellski, është në prag të vdekjes.

Ish-gjenerali, 88 vjeç, vuan nga sëmundja e kancerit.

Në një shkrim të botuar të premten në gazetën “Super Express”, Jaruzellski ka thënë:

“Jam në gjendje shumë të keqe, nuk më ka mbetur edhe shumë jetë”.

Më 1981, Jaruzellski ka vendosur ligjin ushtarak, me qëllim shtypjen e Lëvizjes Solidariteti të Leh Valesit.

Ai ka thënë se ky hap ka parandaluar pushtimin sovjetik.

Solidariteti më vonë ka ndihmuar që Polonia të bëhet vendi i parë i Bllokut të Lindjes që përmbys komunizmin, më 1989.

Jaruzellski ka qenë në gjyq për rolin e tij në vendosjen e ligjit ushtarak, por, vitin e kaluar, gjykata ka vendosur se ai nuk është në gjendje të ndjekë gjykimin për shkak të sëmundjes.
XS
SM
MD
LG