Ndërlidhjet

logo-print

Facebook nisi shitjen e aksioneve


Nju Jork, 18 maj 2012.

Nju Jork, 18 maj 2012.

Rrjeti më i madh social në Internet, Facebook, ka nisur shitjen e aksioneve për investitorët e rëndomtë.

Themeluesi i Facebook-ut, njëherësh shefi ekzekutiv i tij, Mark Cukerberg, ka hapur shitjen për bursën Nasdaq.

Ai është përgzëuar nga qindra punëtorë në selinë e Facebook-ut në Kaliforni, derisa i ka rënë zilës për Nasdaq-un e Nju Jorkut.

Kompania ka vendosur që çmimi i aksioneve të jetë 38 dollarë, në atë që njihet si Oferta Fillestare Publike, apo IPO.

Vlerësohet se vlera e kompanisë do të shkojë në më shumë se 100 miliardë dollarë, që është vlera më e madhe në tregun e kompanive të internetit.

IPO pritet t’i japë Cuckerbergut, një fiitim në vlerë prej 20 miliardë dollarësh.
XS
SM
MD
LG