Ndërlidhjet

Martohet Mark Zuckerberg


Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg me gruan e tij, Prisilla Çan
Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg me gruan e tij, Prisilla Çan
Themeluesi i Facebook-ut Mark Zuckerberg është martuar me të dashurën e tij në një ceremoni në Kaliforni.

Ceremonia e dasmës përfundon një javë të ethshme, gjatë së cilës, Cukerbergu futi në bursë aksionet e kompanisë në atë që njihej si oferta publike ose IPO.

Zuckerberg, 28-vjeçar u martua me Prisilla Çanin, 27 vjeçe, nëntë vjet pasi çifti u takua në Harvard, ku Zuckerberg themeloi Facebook-un në vitin 2004.

Çan, e diplomuar në mjekësi në Universitetin e Kalifornisë, ka marrë një “gur të thjeshtë rubini” të disenjuar nga Zuckerberg.

Edhe pas ofertave publike të aksioneve të Facebook-ut, Zuckerberg mbetet aksionari më i madh i Facebook-ut me 503.6 milionë aksione, dhe ai e kontrollon kompaninë me 56 për qind të aksioneve të tij..

Aktualisht, kompania e tij vlerësohet se vlen 100 miliardë dollarë.
XS
SM
MD
LG