Ndërlidhjet

Kërkohet zbulimi i bashkëpunëtorëve të të arratisurve serbë


I akuzuari për gjenocid në Bosnje, ish komandanti i ushtrisë serbe në Republikën Serbe, Ratko Mlladiq
I akuzuari për gjenocid në Bosnje, ish komandanti i ushtrisë serbe në Republikën Serbe, Ratko Mlladiq
Kryeprokurori i Tribunalit të Hagës, Serzh Bramerc ka deklaruar në Beograd se një pjesë e raporti të tij gjashtëmujor nuk do të jetë pozitive, kur bëhet fjalë për hetimin e rrjetit të personave që kanë fshehur të arratisurit e Hagës.

Ai në një konferencë për gazetarë pas takimit me prokurorin serb për krime lufte Vlladimir Vukçeviq, ka thënë se gjatë takimeve të deritashme ka marrë informacione të reja për bashkëpunëtorët, por se pret që për raportin e ardhshëm të marrë dëshmi kualitative.

Duke theksuar se rrjeti i bashkëpunëtorëve nuk ka lidhje me gjykimin e Ratko Mlladiqit në Hagë, Bramerc ka thënë se është shumë e rëndësishme, që të “dihet se ata që kanë bashkëpunuar në fshehjen e të arratisurve të Hagës, kanë qenë njerëz që kanë mbajtur poste publike, apo kanë qenë njerëz të rëndomtë” .

“Dëshiroj të sigurohemi nësee bashkëbiseduesit tanë të viteve të mëhershme kanë qenë të sinqertë kur kanë thënë se nuk e dinë se ku gjenden të arratisurit”, ka thënë Bramerc.
XS
SM
MD
LG