Ndërlidhjet

Jemeni nuk "zmbrapset" nga lufta kundër Al-Kaidës


Vendi i sulmit ndaj ushtarëve jemenas, Sana, 21 maj, 2012
Vendi i sulmit ndaj ushtarëve jemenas, Sana, 21 maj, 2012
Shefi i ushtrisë së Jemenit është zotuar se nuk do të ketë zmbrapsje të ofensivës qeveritare kundër Al Kaidës.

Ai ka bërë këto komente pas sulmit vetëvrasës që la të vrarë 96 ushtarë në një nga sulmet më vdekjeprurëse që ka ndodhur në konfliktin e Jemenit.

Duke folur në ceremoninë që shënonte 22 vjetorin e ribashkimit të Jemenit, një ditë pas sulmeve në Sana, shefi i armatës Ali al-Ashval e paralajmëroi Al-Kaidën se do tt vazhdojë luftën kundër saj.

Shpërthimi, nga i cili u plagosën 300 ushtarë, ka nxitur dënime të ashpra nga fuqitë perëndimore dhe një zotim të presidentit amerikan Barak Obama se do të punojë më qeverinë jemenase për të shpartalluar Al Kaidën në Gadishullin Arabik.
XS
SM
MD
LG