Ndërlidhjet

SHBA dhe Kosova nënshkruajnë memorandumin e sigurisë dhe edukimit


Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell
Ambasadori amerikan në Kosovë, Kristofer Dell
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Kristofer Dell dhe ministri i punëve të jashtme I Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, nënshkruajnë sot në Prishtinë një memorandum në fushën e sigurisë dhe edukimit.Lajmi është publikuar nëpërmjet një komunikate të ambasadës amerikane në Prishtinë.

Në kuadër të Marrëveshjes për Mospërhapje të Armëve të Shkatërrimit në Masë, Shtetet e Bashkuara do t’i ofrojnë Kosovës një spektër të gjerë programesh kundër përhapjes, që kanë të bëjnë me kontrollin e eksportit dhe sigurisë së kufirit, siguruar nga qeveria amerikane në bashkëpunim me programet e Departamentit amerikan të Shtetit.

Në fushën e arsimit ndërkaq, bëhet fjalë për memorandumin programin akademik “Fulbright’ të Shkëmbimeve, i cili mbështetet në programet që deri më tani, me sukses kanë shkëmbyer dhjetëra bursistë në mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara.

Qeveria e Kosovës tani do të participojë në financimin e programit të shkëmbimeve dhe në tri vitet e ardhshme do të sigurojë nga 100.000 dollarë amerikanë në vit, për këtë program.
XS
SM
MD
LG