Ndërlidhjet

logo-print

Anan planifikon të rinegociojë armëpushimin në Siri


I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan.

I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan.

I dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan, planifikon të shkojë në Damask për të biseduar rreth planit për armëpushim – të ndërmjetësuar nga vetë ai, muajin e kaluar.

Zëdhënësi i Ananit, Ahmad Favzi, tha se datat e sakta të udhëtimit të tij nuk janë caktuar ende.

Të premten, dhjetëra mijëra njerëz kanë protestuar në provincat Alepo dhe Idlib të Sirisë kundër qeverisë së presidentit Bashar al-Asad.

Trupat qeveritare kanë hapur zjarr ndaj protestuesve duke vrarë të paktën një civil në Alepo.

Kombet e Bashkuara thonë se mbi 9,000 persona kanë humbur jetën në Siri, që nga shpërthimi i protestave antiqeveritare, në mars të vitit të kaluar.
XS
SM
MD
LG