Ndërlidhjet

Të shtëna në Finlandë, vritet një person


Ilustrim
Ilustrim
Policia e Finlandës ka bërë të ditur se një person i armatosur ka vrarë një njeri dhe ka plagosur tetë të tjerë në qytetin Hivinka.

Sipas burimit të njëjtë, një 18-vjeçar është arrestuar si i dyshuar kryesor për ngjarjen.

Policia tha se personi ka shtënë me pushkë nga çatia, duke vrarë një vajzë 18 vjeçe dhe duke plagosur tetë njerëz të tjerë.

Dy nga të plagosurit, njëri nga ta polic, mësohet të jenë në gjendje kritike për jetën.

Hivinka ndodhet rreth 50 kilometra në veri të kryeqytetit Helsinki.
XS
SM
MD
LG