Ndërlidhjet

Kazakistani bllokon lansimin e satelitit rus(?)


Ilustrim
Ilustrim
Kazakistani raportohet se po e bllokon lansimin e një sateliti rus, për shkak të një kontesti me autoritetet ruse të hapësirës në lidhje me zonën e hedhjes së mbeturinave raketore.

Zyrtarët që nuk kanë dashur të identifkohen kanë folur për këtë kontest për të përditshmen ruse “Komersant” dhe agjencinë e lajmeve Interfax.

Asgjë nuk është konfirmuar zyrtarisht. Kontesti raportohet se ka të bëjë me planet që mbetjet nga raketat ruse Sojuz që bartin satelitin në orbitë, të bien në tokë, në rajonin verior të Kostanait, pas lansimit nga qendra hapësinore Baikonur.

Raportohet se Kazakistani dëshiron që kjo zonë, të përfshihet në një amendament në kuadër të marrëveshjes eksiztuese me Moskën.

Kostanai është i njëjti rjaon, ku afër një mijë antilopë të rralla janë gjetur të ngordhura pas aterimit të një anije kozmike ruse në muajin prill.

Nuk janë gjetur lidhje shkencore në mes të antilopave të ngordhura dhe anijes.
XS
SM
MD
LG