Ndërlidhjet

Turqia ngrin raportet me BE-në gjatë presidencës së Qipros


Ilustrim
Ilustrim
Kreu i Parlamentit Evropian e ka kritikuar Turqinë për kërcënimin se do të ngrijë raportet me BE-në, në kohën kur presidenca e radhës e bllokut i kalon Qipros, të cilën Ankaraja nuk e njeh si shtet sovran.

“E kritikoj këtë. Kjo është e pamundur”, ka thënë presidenti i PE-së, Martin Shulz, i cili gjendet në Ankara në një vizitë zyrtare.

“Unë do të marrë shënime se një shtet kandidat na ka thënë se nuk do të negociojë gjatë presidencës së një shteti anëtar”, ka thënë ai.

Qiproja e merr presidencën e radhës së BE-së më 1 korrik dhe Turqia ka kërcënuar se do të ngrijë raportet me BE-në gjatë kësaj periudhe.

Qiproja është ndarë në vitin 1974, kur trupat turke pushtuan pjesën veriore si reagim ndaj një grusht shteti të nxitur nga grekët në Nikozi, që kishte për qëllim bashkimin e ishullit me Greqinë.

Turqia është i vetmi shtet që njeh pjesën veriore, e cila mban emrin, Republika Turke e Qipros Veriore.
XS
SM
MD
LG