Ndërlidhjet

logo-print

Një grua britanike dënohet për fyerje raciste


Ilustrim

Ilustrim

Një grua britanike është dënuar me 21 javë burgim, për shkak të fyerjeve raciste të pasagjerëve në metro.

Xhakllin Udhaus, më 23 janar, ka hipur e dehur në metro dhe ka sulmuar verbalisht pasagjerët.

Njëri nga ta e ka filmuar incidentin dhe e ka postuar në faqen e internetit YouTube. Videoja 7-minutëshe është shikuar më shumë se 200,000 herë.

Udhaus ka pranuar se ka bërë fyerje raciste dhe pjesën tjetër të dënimit do ta kryejë pas grilave.

Ajo po ashtu është ndaluar të përdorë metronë për një periudhë pesëvjeçare.
XS
SM
MD
LG