Ndërlidhjet

Indiani Anand, sërish i pari në shah


Ilustrim
Ilustrim
Kampioni botëror i shahut, indiani Visvanathan Anand, ka ruajtur titullin duke mposhtur sfiduesin izraelit, Boris Gelfand, në një raund prej katër lojërash, që është zhvilluar në Moskë.

Qindra tifozë të shahut kanë ndjekur ndeshjen në sallën e Galerisë Shtetërore Tretyakiov.

Fituesi do të shpërblehet me 1.5 milion dollarë, ndërsa humbësi me 1 milion.

Anand ka mbrojtur titullin më 2010 kundër sfiduesit bullgar, Veselin Topalov.
XS
SM
MD
LG