Ndërlidhjet

Sulm vetëvrasës në Afganistan, pesë policë të vrarë


Ilustrim
Ilustrim
Autoritetet në Afganistan kanë thënë se së paku pesë policë janë vrarë dhe gjashtë të tjerë janë plagosur në një sulm vetëvrasës, që për shënjestër kishte selinë qendrore të policisë rajonale në provincën jugore të Kandaharit.

Njoftimet flasin se sulmuesi kishte depërtuar me makinën e tij përtej dyerve të selisë së policisë.

Deri tash askush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm, por militinatët talibanë dyshohet se qëndrojnë prapa tij.

Kandahari është qyteti më i madh në jug të Afganistanit dhe 20 vjet më parë, aty lindi lëvizja talibane.
XS
SM
MD
LG