Ndërlidhjet

Nga sot s’ka më targa të vjetra serbe


Prishtinë
Prishtinë
Qeveria e Kosovës nga sot do të ndalojë makinat me targa të vjetra të Serbisë, që të qarkullojnë nëpër rrugët e vendit.

Serbët kosovarë janë të obliguar që t’i ndërrojnë këto targa me targa të reja të Kosovës, qofshin ato RKS apo KS.

Vendimi është pjesë e marrëveshjes për lëvizje të lirë, të arritur në kuadër të dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Shefi i delegacionit serb në bisedime, Borisllav Stefanoviq, ka thënë se bëhet fjalë për “akt të njëanshëm të Prishtinës”.

“Theksoj se konfiskimi i targave nuk është pjesë e asnjë marrëveshjeje në Bruksel”, ka thënë Stefanoviq për mediat serbe.

Afati fillestar për riregjistrimin e automjeteve ka qenë 31 dhjetori, por, për shkak të nevojave në terren, është zgjatur disa herë.
XS
SM
MD
LG