Ndërlidhjet

Raportet Pakistan-SHBA drejt përmirësimit


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton dhe Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari
Pentagoni tha se dy zyrtarë ndërlidhës ushtarakë amerikanë në bazën ajrore në Bagram të Afganistanit do të kthehen në Pakistan me kërkesë të Islamabadit.

Pentagoni tha se dy zyrtarët do të rinisin punën me armatën pakistaneze në Peshavar brenda disa ditëve.

Ata qenë dëbuar pas sulmit ajror të NATO-s, në muajin nëntor, që pat vrarë 24 ushtarë pakistanezë.

Zëdhënësi i Pentagonit Xhon Kirbi tha se kthimi i zyrtarëve është "një shembull tjetër se si bashkëpunimi do të vazhdojë të përmirësohet".
XS
SM
MD
LG