Ndërlidhjet

Imazhet satelitore tregojnë fshehjen e provave në zonën bërthamore iraniane


Ilustime
Ilustime
Instituti për Shkencë dhe Siguri Ndërkombëtare me seli në Uashington ka postuar pamje satelitore që sugjerojnë se Irani po përpiqet që të shkatërrojë provat mbi kërkime e mundshme për armë bërthamore në një zonë, e cila nuk po lejohet të vizitohet nga inspektorët e OKB-së.

Pamjet tregojnë demolimin e dy ndërtesave në objektin ushtarak të Parçinit në juglindje të Teheranit.

Ky objekt ka marrë një vëmendje të shtuar ndërkombëtare që nga viti i kaluar, kur u shfaqën pamjet e spastrimit, pak kohë, pasi që inspektorët nga Agjencia Ndërkombëtare për Energji Bërthamore kishin kërkuar që ta vizitonin atë pjesë.

Pamjet u janë paraqitur anëtarve të bordit të ANEB-it në një seancë me dyer të mbyllura.
XS
SM
MD
LG