Ndërlidhjet

“Kampi polak” - Obama shpreh keqardhje për gabimin


Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenti i SHBA-së, Barak Obama.
Presidenca e Polonisë ka bërë të ditur se presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama, ka shprehur keqardhje për “gabimin” e bërë, duke iu referuar kampit nazist të vdekjes si “kampi polak i vdekjes”.

Deklarata e Obamës, duke nderuar luftëtarin polak të rezistencës, Jan Karski, me Medaljen Presidenciale të Lirisë, ka shkaktuar pakënaqësi në Poloni.

Presidenti Bronisllav Komorovski i ka shkruar letër kreut amerikan, duke shprehur pakënaqësinë me “gabimin”. Në përgjigje, Obama ka thënë se “nuk ka pasur kampe polake të vdekjes” dhe se “objektet si Ausvici dhe Treblinka janë ndërtuar dhe operuar nga regjimi nazist”.

Komorovski tha se “ka pranuar me kënaqësi përgjigjen e shpejtë të Obamës”.
XS
SM
MD
LG