Ndërlidhjet

Gjermania mirëpret rezultatet e referendumit në Irlandë


Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle.
Ministri i Jashtëm gjerman, Guido Vestervelle, ka mirëpritur rezultatet e referendumit në Irlandë, të cilat i kanë dhënë mbështetje Traktatit Fiskal të Evropës.

“Populli irlandez ka votuar për stabilitet, rritje dhe solidaritet në Evropë. Kjo është mirë për Irlandën dhe të gjithë ne në Evropë”, ka thënë Vestervelle.

Sipas tij, votimi “po” në Irlandë u dërgon mesazh pozitiv partnerëve evropianë, të cilët nuk e kanë ratifikuar ende paktin fiskal.

Të enjten, në Irlandë është zhvilluar referendumi për të lejuar ose jo miratimin e paktit për stabilitetin e Eurozonës.

Rezultatet përfundimtare tregojnë se 60.3 për qind e irlandezëve kanë votuar në favor të tij.

Pakti synon të luftojë deficitin në Eurozonë dhe, për të hyrë në fuqi, duhet të ratifikohet nga 12 vende të zonës së euros.
XS
SM
MD
LG