Ndërlidhjet

Zgjedhja e presidentit, takohen Berisha-Rama


Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe lideri i Partisë Socialiste Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha dhe lideri i Partisë Socialiste Edi Rama
Kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha, njeherësh drejtues i partisë Demokratike dhe lideri i opozitës socialiste Edi Rama do të takohen sot(të dielën) në përpjekje për të zgjedhur presidentin konsensual.

Mediat në Shqipëri bëjnë të ditur se Berisha dhe Rama do të takohen në kryesinë e Kuvendit të Shqipërisë, organ ky nga ku kanë dalë emrat e dy presidentëve, gjatë 10 vjetëve të fundit.

Takimi Berisha-Rama zhvillohet rreth 12 orë përpara nisjes së raundit të dytë për zgjedhjen e presidentit.

Raundi i parë dështoi në javën e kaluar.
XS
SM
MD
LG