Ndërlidhjet

ANEB diskuton për Iranin


Iran
Iran
Programi bërthamor i Iranit pritet të dominojë agjendën e takimit të Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB).

Bordi 35-anëtarësh do të takohet prapa dyerve të mbyllura në Vjenë, duke nisur nga sot, për të vazhduar gjatë gjithë javës.

Agjencia kërkon qasje në bazën ushtarake të Iranit, Parçin, ku, kohët e fundit, dyshohet se janë kryer teste eksplozivi.

Teherani nuk lejon qasjen në të, duke pohuar se lokacioni nuk ka të bëjë me programin e tij bërthamor.

Irani dhe grupi P5+1 – Shtetet e Bashkuara, Rusia, Kina, Britania, Franca dhe Gjermania – janë takuar muajin e kaluar në Bagdad, në përpjekje për të lehtësuar tensionet mbi aktivitetin bërthamor të Republikës Islamike, por, megjithatë, nuk është arritur ndonjë marrëveshje.

Takimi i radhës është caktuar më 18 dhe 19 qershor, në Moskë.
XS
SM
MD
LG