Ndërlidhjet

Klinton nis turneun në Kaukaz


Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton.
Sekretarja amerikane e Shtetit, Hillari Klinton, viziton sot Armeninë, në kuadër të turneut në Kaukazin Jugor.

Klinton pritet të takojë presidentin Serzh Sarkisian dhe zyrtarë të tjerë armenë.

Agjenda përfshin edhe bisedimet rreth procesit për paqe ndërmjet Armenisë dhe Azerbajxhanit, në lidhje me rajonin e kontestuar të Nagorno Karabakut.

Departamenti amerikan i Shtetit ka bërë të ditur se Klinton, të martën, do të marrë pjesë edhe në një seancë plenare të Komisionit për Partneritet Strategjik ndërmjet SHBA-së dhe Gjeorgjisë, që do të mbahet në Batumi të shtetit gjeorgjian.

Të mërkurën, kryediplomatja amerikane do të udhëtojë drejt Azerbajxhanit, për të takuar presidentin Ilham Alijev.

Në Turqi do të qëndrojë të enjten.
XS
SM
MD
LG