Ndërlidhjet

Vritet një ushtar britanik


Afganistan - foto ilustruese
Afganistan - foto ilustruese
Ushtria e Britanisë ka bërë të ditur se një ushtar i saj është qëlluar për vdekje nga kryengritësit në jug të Afganistanit.

Ministria e Mbrojtjes tha se ushtari është vrarë nga zjarri i armëve të vogla derisa patrullonte në qarkun Nar-e Saraj të provincës Helmand.

Britania ka rreth 9,500 trupa në Afganistan, të pozicionuara kryesisht në këtë provincë.

Mbi 400 ushtarë britanikë kanë humbur jetën në Afganistan, që nga ndërhyrja e NATO-s në vitin 2001.
XS
SM
MD
LG