Ndërlidhjet

Dënime të rrepta për mercenarët në Libi


Ilustrim
Ilustrim
Një gjykatë ushtarake e drejtuar nga regjimi i ri në Libi u ka dhënë dënime të rrepta - përfshirë një dënim të përjetshëm - një grupi të njerëzve nga Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia, të akuzuar se kanë punuar si mercenarë për Muamer Gadafin në konfliktin e vitit të kaluar, që çoi edhe në rrëzimin e tij.

Verdiktet u shpallën në Tripoli për 19 ukrainas, tre bjellorusë dhe dy rusë.

Një nga rusët, i akuzuar se ka qenë koordinator i grupit, u dënua me burgim të përjetshëm. 23 të tjerët morën secili nga 10 vjet.

Është raportuar se të dënuarit do të apelojnë dënimin.
XS
SM
MD
LG