Ndërlidhjet

G7 diskuton krizën në eurozonë


Ilustrim

Ilustrim

Ministrat e Financave të G7 dhe fuqive tjera ekonomike do të mbajnë një telekonferencë të martën mbi krizën e eurozonës dhe dobësimin e bankave të caktuara, ka thënë ministri kanadez i Financave, Xhim Flaherti.

“Në këto diskutime do të përfshihen edhe disa vende jashtë BE-së të G20, por që janë të shqetësuara për eurozonën”, ka thënë ai.

Kriza e borxheve ka pllakosur tashmë një kohë të gjatë BE-në, derisa aktualisht ka diskutime për planin fiskal, i cili duhet të miratohet nga vendet që përdorin monedhën e përbashkët, euron.
XS
SM
MD
LG