Ndërlidhjet

Dhjetë ngjarje që kanë shënuar 5 qershorin në vite...


Ilustrim
Ilustrim
1981 - Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve ka raportuar se pesë homoseksualë në Los Anxhelos ishin paraqitur me një lloj të rrallë të pneumonisë, ata ishin rastet e para të njohura të asaj që u bë e njohur si AIDS.

1099 - Anëtarët e Kryqëzatës së Parë dëshmitarë të një eklipsi të hënës, e interpretuan atë si një shenjë se ata do të rimerrnin Jerusalemin.

1827 - Athina bie nën forcat osmane.

1898 - Lindi Federiko Garsia Lorka, poet dhe dramaturg spanjoll.

1956 - Kryeministri Nikita Hrushovi denoncon Josef Stalinin në Kongresin e Partisë Komuniste Sovjetike.

1968 - Senatori Robert F. Kenedi u vra në Los Anxhelos pas pretendimeve për fitore në zgjedhjet paraprake presidenciale Demokratike të Kalifornisë. Personi i armatosur Sirhan Buishara Sirhan u arrestua menjëherë.

1723 - Lindi ekonomisti Adam Smith në Kirkcaldy, Skoci.

1947 - Sekretari i Shtetit, Xhorxh C. Marshall, duke folur në Universitetin e Harvardit, përshkroi një program ndihme për Evropën, që u njoh si “Plani Marshall”.

1967 - Shpërtheu Lufta në Lindjen e Mesme pasi Izraeli sulmoi caqe ushtarake egjiptiane. Siria, Jordania dhe Iraku hynë në konflikt.

2004 - Ronald Reagan, presidenti i 40 i Shteteve të Bashkuara, vdiq në Los Anxhelos në moshën 93-vjeçare, pas një lufte të gjatë me sëmundjen Alzheimer.(z.p.)
XS
SM
MD
LG