Ndërlidhjet

Eshton, Khar: Optimizëm për raportet BE – Pakistan


Kethrin Eshton dhe Hina Raban Khar në konferencën e përbashkët për shtyp në Islamabad
Kethrin Eshton dhe Hina Raban Khar në konferencën e përbashkët për shtyp në Islamabad
Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kethrin Eshton, është takuar sot në Islamabad me ministren e jashtme të Pakistanit, Hina Rabani Khar, për fillimin e “dialogut strategjik”, që synon nxitjen e lidhjeve ekonomike, politike dhe të sigurisë.

Eshton dhe Khar kanë shprehur optimizëm për raportet e ardhshme ndërmjet BE-së dhe Pakistanit.

Zonja Eshton tha se të dy palët janë afër “implementimit të marrëveshjes për preferencat tregtare”, ndërsa prodhimet pakistaneze do të lejohen në tregjet e BE-së.

Bashkimi Evropian është partneri më i madh tegtar i Pakistanit.
XS
SM
MD
LG