Ndërlidhjet

SHBA: Raporti tregon se Irani nuk po bashkëpunon


Flamuri i Iranit në misionin e përhershëm të këtij vendi në ANEB
Flamuri i Iranit në misionin e përhershëm të këtij vendi në ANEB
Shtetet e Bashkuara thonë se raporti i fundit tremujor i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore (ANEB) për aktivitetet atomike të Iranit, tregon se ky vend nuk po bashkëpunon me kërkesat për të dëshmuar se programi i tij atomik është paqësor.

Misioni i Shteteve të Bashkuara në ANEB, me seli në Vjenë, tha se raporti i paraqitur në takimin e bordit të agjencisë të hënën tregoi se Irani vazhdon t’i zgjeroj aktivitetet siç është pasurimi i uraniumit, për të cilin Këshilli i Sigurimit i OKB-së, ka thënë se duhet të pezullohet.
XS
SM
MD
LG