Ndërlidhjet

Irak: I burgosuri vret dy gardianë


Pamje nga një burg në Irak

Pamje nga një burg në Irak

Zyrtarët irakianë thanë se një i burgosur ka qëlluar për vdekje dy gardianë dhe ka plagosur dy të tjerë në Bagdad para se t’ia kthente armën vetvetes.

Zyrtarët thanë se incidenti ka ndodhur të enjten, derisa po bëhej transferimi i të burgosurit nga burgu në një gjykatë, ku do të përballej me akuzat për terrorizëm.

Policia tha se nuk është e qartë se si e ka siguruar armën i burgosuri.
XS
SM
MD
LG