Ndërlidhjet

logo-print

Klinton: Dhuna në Siri e pafalshme


Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton

Sekretarja amerikane e Shtetit Hillari Klinton tha se dhuna në Siri është "thjesht e pafalshme", dhe ka përsëritur thirrjet amerikane për largimin e regjimit të presidentit Bashar al-Asad.

Klinton foli të enjten, pas raporteve të aktivistëve sirianë, që thanë se mbi 80 njerëz, duke përfshirë shumë gra dhe fëmijë, janë vrarë në një masakër në provincën e Hamas.

Raportet nuk janë konfirmuar nga burime të pavarura.

Klinton tha se Uashingtoni nuk beson se Siria mund të jetë paqësore, e qëndrueshme ose demokratike derisa Asadi nuk e lë pushtetin.

Ajo tha se vendet perëndimore dhe aleatet arabe janë dakord se zgjidhja e krizës siriane fillon me dorëheqjen e Asadit dhe formimit të një qeverië të përkohshme.
XS
SM
MD
LG