Ndërlidhjet

Rusi: Kundërshtohet ligji që sanksionon protestat e palejuara


Moskë

Moskë

Këshilli i Kremlinit për të Drejta të Njeriut e ka quajtur “antikushtetues” ligjin e ri, i cili vendos sanksione të rrepta ndaj njerëzve që marrin pjesë në protesta të palejura.

Këshilli ka thënë se ligji shkel çdo nen të Kushtetutës, që garanton lirinë e të tubuarit.

Ai po ashtu ka thënë se gjoba e propozuar, që arrin deri në 9,000 dollarë, “është joproporcionale me atë që fitojnë shumica e qytetarëve”.

Ligji, i miratuar këtë javë nga të dyja dhomat e Parlamentit rus, duhet të nënshkruhet edhe nga presidenti Vladimir Putin.

Edhe Bashkimi Evropian ka thënë se është “i shqetësuar” me ligjin, për të cilin kritikët thonë se ka për qëllim të shtypë disidentët që kundërshtojnë Putinin.
XS
SM
MD
LG