Ndërlidhjet

Pneumonia dhe diarreja – rreziqe të mëdha për fëmijët


Logo e UNICEF-it
Logo e UNICEF-it
Raporti i Fondacionit të Kombeve të Bashkuara për Fëmijë bën të ditur se pneumonia dhe diarreja janë në mesin e shkaqeve kryesore të vdekjeve të fëmijëve në mbarë botën.

Sipas raportit të UNICEF-it, të lëshuar të premten, dy sëmundjet vrasin më shumë se 2 milionë fëmijë çdo vit dhe shumica e tyre thuhet të jenë nën moshën 5-vjeçare.

Varfëria vlerësohet të jetë faktori kryesor në përhapjen e të dyja sëmundjeve.

“Afro 90 për qind e vdekjeve ndodhin për shkak të ujit të ndotur dhe higjienës së dobët. Hapat e vegjël, si larja e duarve me sapun dhe ujë, mund të reduktojnë në mënyrë dramatike përhapjen e pneumonisë dhe të diarresë te fëmijët”, thuhet në raport.

Ky i fundit radhit Pakistanin, Indinë dhe disa vende të tjera të Afrikës sub-sahariane me numrin më të madh të vdekjeve të tilla.
XS
SM
MD
LG