Ndërlidhjet

NATO kërkon falje për vrasjen e civilëve


Xhon Allen - foto arkivi
Xhon Allen - foto arkivi
Komandanti i forcave amerikane dhe të NATO-s në Afganistan, gjenerali Xhon Allen, ka kërkuar falje për vdekjen e 18 civilëve, nga sulmi i Aleancës në provincën afgane, Logar.

Zëdhënësi i NATO-ka bërë të ditur se Allen ka udhëtuar personalisht drejt Logarit, për t’iu shprehur keqardhjen fshatarëve dhe liderëve lokalë.

Forca e NATO-s ka konfirmuar për herë të parë vrasjen e civilëve nga sulmi që kishte në shënjestër talibanët.

Sipas zyrtarëve afganë, sulmi i 6 majit ka vrarë 18 civilë, në mesin e tyre gra dhe fëmijë.

Presidenti i Afganistanit, Hamid Karzai, ka thënë se sulmi është i pajustifikuar dhe i papranueshëm.
XS
SM
MD
LG