Ndërlidhjet

Euro 2012: Sot luhen ndeshje të Grupit D


Ndeshja Itali-Spanjë

Ndeshja Itali-Spanjë

Sot nisin ndeshjet e Grupit D të Kampionatit Evropian të Futbollit, të cilat do të përballin Anglinë me Francën dhe Ukrainën me Suedinë.

Kroacia ka siguruar mbrëmë kryesimin e grupit C në Euro 2012, pas fitores që ka realizuar kundër Irlandës, me rezultat 3:1.

Pala kroate ka dominuar gjatë gjithë ndeshjes me sulmuesin Mario Manxhukiq, i cili ka shënuar dy nga tre golat.

Loja e dytë e Grupit C ndërmjet Italisë dhe Spanjës ka përfunduar me rezultat të barazuar 1:1.

Kampionati Evropian i Futbollit sivjet zhvillohet në Poloni dhe Ukrainë. Ai ka nisur më 8 qershor dhe do të përfundojë më 1 korrik.
XS
SM
MD
LG