Ndërlidhjet

Ish-komandanti amerikan gjykohet për bigami


Ilustrim
Ilustrim
Ish-komandanti i një brigade të ushtrisë amerikane, që ka shërbyer në Irak dhe në Afganistan, do të gjykohet për shkak të bigamisë.

Koloneli Xhejms Xhonson përballet me gjashtë akuza, për shkak të lidhjes së tij të dyshuar me një grua irakiane, të cilën e ka takuar në kohën kur ka shërbyer në Irak, përkatësisht në periudhën 2005-06.

Xhonson thuhet se ka përdorur makinat zyrtare për të vizituar gruan, pas emigrimit të saj në Holandë.

Çifti po ashtu raportohet të jetë martuar, derisa Xhonson ka pasur ende lidhje martesore me gruan e tij të parë.

Nëse shpallet fajtor, ai mund të përballet me disa vjet burgim.
XS
SM
MD
LG