Ndërlidhjet

Hejg krahason sërish Sirinë me Bosnjen


Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Uilljam Hejg
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Uilljam Hejg
Sekretari i Jashtëm i Britanisë, Uilljam Hejg sërish e ka karahasuar konfliktin në Siri me atë të Bosnjes së viteve të ’90, derisa ka bërë thirrje për zjgidhje sa më të shpejtë.

"Kjo të kujton Bosnjën e ’90-tave të hershme. Të gjitha përpjekjet tona janë duke shkuar në mbështetjen e një tranzicioni paqësor në Siri dhe drejt një zgjidhje paqësore, sepse çdo zgjidhje e dhunshme do të përfshijë në mënyrë të qartë shumë më shumë vdekje dhe vështirësi më të mëdha për popullin sirian,” ka thënë Hejg në një konferencë për gazetarë në Islamabad.

Ndryshe, i dërguari ndërkombëtar për krizën në Siri, Kofi Anan ka thënë se është “thellë i shqetësuar” për gjendjen në Siri, pas raporteve për vrasjet e reja nga ana e forcave qeverityare në qytete të ndryshme të Sirisë.
XS
SM
MD
LG