Ndërlidhjet

logo-print

SHBA, Rusi: Këmbim akuzash për Sirinë

  • RFE /RL

Hillari Klinton dhe Sergei Lavrov - foto nga arkivi

Hillari Klinton dhe Sergei Lavrov - foto nga arkivi

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara kanë këmbyer akuza lidhur me dhunën në Siri.

Sekretarja amerikane e shtetit, Hillari Klinton, përsëri e ka fajësuar Rusinë për përkeqësimin e situatës në Siri, duke dërguar helikopterë ushtarakë për regjimin e Bashar al-Asadit.

Zonja Klinton, po ashtu, ka shprehur zhgënjim se Rusia i ka injoruar kërkesat për suspendimin e lidhjeve ushtarake me Sirinë.

Në mënyrë të përsëritur ne kemi kërkuar që Qeveria e Rusisë t’i ndalë këto lidhje ushtarake tërësisht dhe t’i pezullojë të gjitha mbështetjet e mëtejshme dhe furnizimet”.

Qartazi, ne e dimë pasi ata e kanë konfirmuar se kanë vazhduar furnizimin dhe ne besojmë se situata po lëvizë kah lufta civile, dhe tash është koha për secilin në komunitetin ndërkombëtar, përfshirë Rusinë dhe të gjithë anëtarët e Këshillit të Sigurimit, që me Asadin të flasin me një zë të unifikuar dhe të insistojnë që të ndalet dhuna dhe së bashku me Kofi Ananin të planifikohet që tranzicioni politik të lëvizë përpara”, tha Hillari Klinton.

Ministri i jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, i ka hedhur poshtë akuzat për helikopterë, duke shpjeguar se çfarëdo dërgimi i armatimit në Siri është i ndërlidhur me kontratat e mëparshme dhe se armatimet e tilla janë vetëm për sistemet e mbrojtjes ajrore.

Shumë media kanë raportuar se Lavrovi e ka akuzuar Uashingtonin për armatim të kryengritësve në Siri, por ai vetëm tha se Shtetet e Bashkuara po e furnizojnë rajonin “me mjete speciale”.

Ne nuk po furnizojmë – as në Siri e as diku tjetër – asgjë që po shfrytëzohet për t’i luftuar protestuesit paqësorë. Për dallim nga Shtetet e Bashkuara, që furnizojnë armatime specifike te vendet e rajonit në baza të rregullta, përfshirë edhe dërgimin aktual te një vend i Gjirit Persik”.

Por, për disa arsye amerikanët besojnë se kjo është në rregull. Ne nuk dërgojmë armatime të këtilla. Ne dërgojmë vetëm atë që Sirisë do t’i duhet në rast të sulmit ushtarak nga jashtë”, tha Srgei Lavrov.

Sekretarja amerikane e shtetit i ka hedhur poshtë akuzat se Uashingtoni po i furnizon me armatim kryengritësit në Siri. (f. b.)
XS
SM
MD
LG