Ndërlidhjet

Tifozët rusë "të sillen mirë"


Policia duke mbajtur rendin para ndeshjes mes Rusisë dhe Polonisë, Vrashavë, 12 qershor, 2012
Policia duke mbajtur rendin para ndeshjes mes Rusisë dhe Polonisë, Vrashavë, 12 qershor, 2012
Federata ruse e Futbollit iu ka kërkuar tifozëve rusë që të sillen mirë në ndeshjet e Euros 2012, pasi që u gjobit dhe u kërcënua se do të ndëshkohet me heqjen e 6 pikëve në kualifikimet e kampionatit evropian.

UEFA ka gjobitur Federatën Ruse të Futbollit me 150 mijë dollarë për shkak të trazirave në ndeshjen Rusi-Çeki, që ka hapur Kampionatin Evropian të Futbollit të premten e kaluar.

Tifozët rusë kanë hedhur fishekzjarre dhe kanë mbajtur parulla të paligjshme gjatë lojës në Vorcllav të Polonisë, si dhe kanë brohoritur sllogane raciste kundër një lojtari me ngjyrë të ekipit çek, ekip ky që u mposht nga Rusia me rezultat 4:1.

UEFA po ashtu ka dënuar përleshjet e së martës ndërmjet tifozëve rusë dhe atyre polakë – që janë cilësuar si incidenti më i dhunshëm në Euro 2012.

Presidenti rus Valldimir Putin i ka telefonuar homologut polak, Donald Tusk, për t’i thënë se Varshava mban përgjegjësi për sigurinë e tifozëve.
XS
SM
MD
LG