Ndërlidhjet

Mbretëresha Elizabetë nderon aktorë, arkitektë...


Mbretëresha Elizabetë
Mbretëresha Elizabetë
Mbretëresha britanike, Elizabetë, ka publikuar të shtunën Listën e të Nderuarve.

Aktori dhe regjisori, Kenet Branag, është bërë kalorës, ndërsa aktorja Kejt Uinsllet, e cila ka luajtur në filmin “Titanik”, është bërë komandante e Mbretërisë Britanike.

Titulli i damës, i cili është i barabartë me atë të kalorësit, ka shkuar për arkitekten Zaha Hadid, e cila ka dizajnuar Qendrën Ujore për Olimpiadën Londra 2012.

Lista përmban një total prej 1,201 emrash, të cilët janë nderuar për punë në komunitetet lokale.

Mbretëresha ka ngritur edhe djalin e saj, princin Çarlls, njëherësh trashëgimtar i fronit, me pesë yje në të tria shërbimet ushtarake.
XS
SM
MD
LG