Ndërlidhjet

Princi Selman, trashëgimtar i fronit mbretëror saudit


Princi Selman

Princi Selman

Mbreti Abdullah e ka emëruar gjysmë-vëllain e tij Princin Selman si trashëgimtar të fronit pas vdekjes së princit të kurorës Najef.

Televizioni shtetëror njoftoi të hënën se mbreti emëroi Selmanin si “princ të kurorës dhe zëvendëskryeministër”.

Vëllai i plotë i mbretit, princi Ahmed, i cili ka shërbyer si zëvendësministër i brendshëm për disa dekada nën Najefin, është emëruar ministër i brendshëm.

Najef ka ndërruar jetë të shtunën.
XS
SM
MD
LG